Apple shpjegoi sesi dëmtohet kamera e iPhone nga një motorçikletë. Kompania tha se stabilizimi optik dhe autofokusi mund të dëmtohet nëse ekspozohet ndaj dridhjeve të forta.
Në një postim në forumet e mbështetjes së Apple, gjiganti i teknologjisë paralajmëroi se dridhjet e nivelit të lartë, specifikisht ato që gjenerohen nga motorçikletat me cilindratë të madhe, mund të dëmtojnë kamerat e iPhone.
Dëmi mund të rezultojë i përhershëm tha kompania. Një kërkim i thjeshtë në Google Search do të shikoni postime nga përdoruesit të cilët thanë se kamerat e smartfonëve të tyre janë dëmtuar pasi i kanë montuar në motorçikletë, kryesisht për navigim.
Apple shpjegoi sesi dëmtohet kamera e iPhone nga një motorçikletë. Kompania tha se stabilizimi optik dhe autofokusi mund të dëmtohet nëse ekspozohet ndaj dridhjeve të forta. Stabilizimi optik përdor sensorin e xhiroskopit për të identifikuar lëvizje. Më pas xhiroskopi ndryshon kënd dhe lentja lëviz në mënyrë që imazhi ose videoja të mos turbullohet nga lëvizja e shpejtë.
Kompania nuk rekomandon vendosjen e iPhone në motoçikleta me motorë të mëdhenj. Madje sugjeron përdorimin e një mekanizmi që absorbon dridhjet. /PCWorld Albanian