Drejtuar grupit të Deçanit dhe si vëllëzërve të tyre.

Hoxhë Behar Kaçeli

Fenomeni si ai i bashkatdhetarëve në Kosovë që rëndom njihen si “Grupi i Deçanit”, kohët e fundit është përhapur shumë në vendet islame. Para pak ditësh në Egjipt u përurua qendra “Tekwin” që do përhapë ateizmin, por për ironi të fatit në krah iu qëndronte një prift anglikan.
Kjo gjë nuk më shqetëson aspak, ajo që është shqetësuese është se krah tyre gjithmonë dalin priftërinj dhe misionarë të ardhur nga Perëndimi dhe që nuk po i shërbejnë asaj harmonisë fetare që karakterizohemi ne si popull.
Këtyre grupeve dhe siatyre në mendim, kudo që janë du të ju kujtoj fjalët e një misionari të madh, që gjithë jetën e kaloi në mision dhe studime se si ti konvertojnë muslimanët.
Ai quhet Samuel Marinus Zwemer (1867-1952).

Konferenca e evangjelistëve në Kuds (Jeruzalem)

Kjo konferencë u mbajt në Prill të vitit 1935 në Jerusalem, gjatë pushtimit Britanik. Pjesëmarrës në këtë konferencë, qenë rreth 1200 misionarë në Botën Islame. Në fjalët e tyre ata shpjeguan pengesat e shumta që hasnin gjatë misionit të tyre.
Kjo e shtyu Zwemerin që të mbante një fjalim para misionarëve dhe u shpjegoi rëndësinë e madhe të misionit që ata mbajnë.
Në këtë fjalim ai ceku:
Muslimanët e konvertuar në fakt nuk janë muslimanë të vërtetë, thekson ai. Por përkundrazi, janë një nga tre kategoritë:
A- një i ri që nuk e ka mësuar Islamin.
B- një person që nuk interesohet dhe i përbuz fetë.
C- një person që e ka marrë krishterimin si një mjet për të arritur një qëllim personal.
Më pas ai theksoi “misioni i ungjillizimit që vendet e krishtera ju kanë caktuar të kryeni në tokat e Muhamedit nuk është të sillni muslimanët në krishterim – sepse ky është nder i madh për ta. Por misioni juaj është të nxirrni muslimanin nga Islami në mënyrë që ai të jetë një qenie pa Zot”.
– Shkëputur nga: Xhudhur el-Bela, Daru’l-Irshad, Bejrut 1971, f. 275-278.

Pas kësaj konference janë mbajtur edhe disa konferenca të tjera nëpër botë ku më rëndësishmja ishte Konferenca e Kishave Protestante në Lozanë, Zvicër në vitin 1974.
Gjejeni vendin se ku jeni.

Samuel Marinus Zwemer