Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike kryen operacion policor në Graçanicë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë 1 zëdhënësi i policisë, Baki Kelani i cili ka thënë se deri më tani në lidhje me rastin janë shoqëruar dy persona të dyshuar.

“Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, ka deklaruar ai.