Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka dërguar te Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.
Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.
Ai ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.
“Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje. Në bazë të bisedave që kam pas me të [Kreshnik Gashi] kam vlerësu që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tutje dhe pas asaj i kam dërguar letër Ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI’së. Iniciativa ka qenë e imja”, ka thënë Hoti.
Tutje ai ka njoftuar se e ka bërë propozimin te Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI’së.
“Tashmë i kam bërë propozim Ushtrueses së Detyrës së Presidentit për drejtorin e ri. Brenda 20 ditëve nga shkarkimi do të vijë drejtori i ri. Nuk më lejohet që ta them emrin”, ka njoftuar Hoti.