Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Iz’raelit jep dorëheqje

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Iz’raelit jep dorëheqje

Eyal Zamir

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, Eyal Zamir, njoftoi se do të japë dorëheqje, pak ditë pas shkarkimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, transmeton Anadolu.

Zamir u takua me ministrin e ri të Mbrojtjes, Israel Katz, të cilit i kërkoi të jepte dorëheqje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes, u ra dakord që në këtë kohë drejtori i përgjithshëm do të vazhdojë në detyrën e tij”, shtohet në deklaratën e Ministrisë.

Në deklaratë nuk specifikohet asnjë arsye për kërkesën e dorëheqjes së Zamirit.

Ai u emërua nga ish-ministri Gallant vitin e kaluar si drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Që atëherë, ai luajti rol të madh në mbajtjen e fluksit të armëve drejt Izraelit në mes të luftërave në Gaza dhe Liban.

Gallant u shkarkua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu javën e kaluar.

Izraeli ka vazhduar ofensivën shkatërruese në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit, më 7 tetor 2023. Gjatë sulmeve izraelite janë vrarë mbi 43.600 palestinezë, duke e bërë enklavën e rrethuar pothuajse të pabanueshme.

Izraeli përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në enklavën e bllokuar.

Exit mobile version