Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.
Ai tha se spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh.
Ghebreyesus e përsëriti kërkesën për ndaljen e sulmeve, duke thënë se njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor.
“Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!”, shkroi ai.