Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Drejtori i Komunikimit i Presidencës së Turqisë: Një ditë Palestina do jetë...

Drejtori i Komunikimit i Presidencës së Turqisë: Një ditë Palestina do jetë patjetër e lirë

Drejtori i Komunikimit i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun

Drejtori i Komunikimit i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka deklaruar se një ditë Palestina do jetë e lirë, transmeton anadolu.

Në një postim në llogarinë e tij në median sociale me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin e Palestinës”, Altun tërhoqi vëmendjen se procesi që filloi me pushtimin e kolonëve ndaj territoreve të Palestinës së pushtuar që nga viti 1947, vazhdon me masakra të dhimbshme dhe gjenocid që tentohet prej 420 ditësh.

“Këtë gjenocid mund ta ndalë vetëm ‘aleanca e njerëzimit‘. Një ditë Palestina do jetë patjetër e lirë”, theksoi Altun, i cili në postimin e tij paraqiti edhe video lidhur me pushtimin e territoreve palestineze nga Izraelit dhe masakrat që ai ka kryer ndër vite.

Exit mobile version