Ballina Arritje Teknologji Drejtimi i Bitcoin i paqartë pasi e nisi vitin vrullshëm

Drejtimi i Bitcoin i paqartë pasi e nisi vitin vrullshëm

Duke qenë se rregullatorët e shohin bitcoin si një komoditet, opsione të tilla gjithashtu kanë nevojë për dritën jeshile të Komisionit të Tregtimit të Komoditeteve i cili mbikëqyr derivatet.

Bitcoin ka qëndruar disi në heshtje në tre muajt e fundit pas e filloi vitin vrullshëm. Kriptomonedha më e madhe në botë është sjellë mes 56,000 dhe 63,000 dollarë në gjysmën e dytë të vitit, një kontrast krahasuar me 6 muajt e parë kur u rrit me 45 përqind pas lançimit të ETF-ve në SHBA.

Lojtarët e tregut tashmë janë vënë në kërkim të një katalizatori të ri drejt fundit të vitit dhe fillimit të 2025 duke qenë të vëmendshëm ndaj eventeve si ulja e interesave në SHBA dhe zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Jake Ostrovskis, tregtar në firmën e kriptove me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Wintermute, po parashikon nisjen e ardhshme të opsioneve në spot Bitcoin ETF të BlackRock, një produkt i ri që ai beson se mund të tërheqë më shumë para të shitjes me pakicë në SHBA pas miratimit të tij nga Komisioni i Letrave me Vlerë muajin e kaluar.

Duke qenë se rregullatorët e shohin bitcoin si një komoditet, opsione të tilla gjithashtu kanë nevojë për dritën jeshile të Komisionit të Tregtimit të Komoditeteve i cili mbikëqyr derivatet.

Gjithashtu luhajtja e Bitcoin ra kenë në 42 përqind këtë vit nga 67 përqind në mesin e 2020-ës sipas të dhënave të Deutsche Bank. Vlera e përgjithshme e tregut të kriptoaseteve ka arritur në 2.2 trilionë dollarë më 1 Tetor sipas CoinGecko.

Indeksi Global Adoption i Chainalysis, i cili gjurmon përdorimin e kriptove në 151 vende me masa që përfshijnë tregtimin dhe pagesat, tejkaloi tregun e kriptove të 2021 midis tremujorit të katërt të 2023 dhe tremujorit të parë të 2024.

Adoptimi i kriptove është veçanërisht i fortë në vendet me të ardhura më të ulëta, të cilat shpesh kanë sisteme financiare më pak të zhvilluara dhe të aksesueshme, tregoi raporti. India zuri vendin e parë, e ndjekur nga Nigeria në renditjen e Chainalysis, ndërsa shtatë nga 20 vendet e tjera të para ishin tregjet Aziatike në zhvillim duke përfshirë Indonezinë, Vietnamin dhe Filipinet.

Adhuruesit e kriptove shpesh tregojnë përdorimin në vende me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të shpejtë të monedhës – si Turqia dhe Argjentina – si dëshmi e përdorimit të parave dixhitale në botën reale.

Exit mobile version