Më datë 21 mars janë paralajmëruar protesta të reja në Maqedoni, kundër vendimit për rikualifimin e lëndës në rastin e Almir Aliut.
Në seancën e fundit gjyqësore lënda e këtij rasti u rikualifikua nga vepër penale ‘vrasje’ në ‘aksident trafiku’.
Kështu i akuzuari për vrasjen e Almirit, Boban Iliq, për shkak të rikualifikimit u la i lirë po atë ditë kur u mor ky vendim. Protesta nën organizim të iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin” janë organizuar disa herë. Së fundmi ditën kur u rikualifikua lënda. Qytetarë dhe familjarë para Gjykatës Themelore të Kumanovës kërkuan drejtësi për këtë rast.
Ngjarja tragjike ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 ku i akuzuari Boban Iliq me veturën e tij të tipit “Mercedes C200”, goditi vogëlushin dhe nënën e tij, nga i cili aksident mbeti i vdekur 4 vjeçi.
Për këtë vepër akuzohen Boban Iliq, për shkaktim të aksident trafikut dhe Sedat Aliu, babai i Almirit dhe dy familjarët e tij Sami Demiri Abdulla Aliu akuzohen për dhunë.
Jashtë akuzës për dhunë mbeti Bojan Iliq, për të cilin prokuroria tha se ai ka përdorur dhunë në vetëmbrojtje. Seanca e radhës do të vazhdojë më 2 prill