Dr. Shefqet, syri mos të trembet, ai sy e ka gjuajt serbo-sllavin dhe ka lexuar fjalët e Zotit

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ende nuk ka komentuar ngritjen e aktakuzën e ngritur ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit.

Megjithatë, punonjës të BIK-ut kanë filluar të japin qëndrimet e tyre përkitazi me këtë çështje.Njëri prej tyre është Fatmir Latifaj, imam i xhamisë së Shipolit të Mitrovicës.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se aktakuza ndaj Krasniqit është e padrejtë, e montuar që ka për qëllim denigrimin e personaliteti të tij dhe të komunitetit mysliman.

“Me keqardhjen dhe shqetësimin më të madh e kam përjetua lajmin për ngritjen e aktakuzës, e cila me plotë kuptimin e fjalës dhe me përgjegjësinë më të lartë të mundshme e them se është e padrejtë e paqenë, e montuar në mënyrë më të ultë të mundshme. Ky hoxhë para se të flas me fjalë dhe deklarata e ka vërtetua me punë me vepër, kur gjysmën e magjistraturës e ka ndërpre dhe ju ka bashkëngjit radhëve të UÇK-së, për ta mbrojtur pragun e shqiptarisë, flamurin e lartë dhe të njëjtën kohë për ta ruajtur dinjitetin e shqiptarisë”, thotë ai.

Imami i Shipolit thotë se pika për të cilën akuzohet Krasniqi, kinse për nxjerrjen nga konteksti kohor të ajeteve kur’anore, është “qesharake”, duke pohuar se ky i fundit është njohës mjaftë i mirë i shkencave islame dhe është e pamundur të bëjë një gabim të tillë.

Hoxhë Latifaj në fund ka edhe një porosi për Shefqet Krasniqin.

“Dr. Shefqet Krasniqit i them: syri mos të trembet, sepse ky sy i yti e ka gjuajt serbo-sllavin dhe jam i bindur se ata sy që kanë lexuar fjalët e Zotit e kanë qarë prej frikës së Tij, ka më të mbrojt në dynja dhe ahiret. Se prind e tu o doktor të kanë edukua me hallall për me kanë shërbëtor i atdheut tanë dhe për me ngrit fjalën e Zotit”, përfundon ai.

https://vimeo.com/206218025