Kanceri është një sëmundje që po rrëmben miliona jetë çdo vit në mbarë botën. Sipas të dhënave më të fundit sot në botë çdo grua humbet jetën çdo 75 sekonda nga kanceri i gjirit.
Kjo sëmundje renditet si shkaktarja e dytë në botë për vdekshmërinë, pas sëmundjeve kardiovaskulare. Dr. Brownstein në TV Deri tani ende nuk është gjetur një kurë përfundimtare për shërimin e kancerit, por ajo që ne mund të bëjmë është ta parandalojmë këtë sëmundje, njofton Radio e Jashtme e Kinës.
Nga statistikat, në Amerikën Veriore 5,000 njerëz diagnostikohen me kancer çdo ditë— pothuajse 2 milionë në vit!
Dr. Brownstein është autor i 10 librave më të shitur mbi shëndetin dhe është shumë i njohur në mbarë botën për këshillat e tij. Ai thotë se shumica e pacientëve të tij kanë probleme me mënyrën e të ushqyerit dhe çrregullim hormonesh, për shkak të asaj që ai e quan Dieta Standarde Amerikane (dieta SAD).
Po ashtu pacientët kanë qenë të ekspozuar ndaj toksinave në ajër, ushqim, ujë, toksina këto që kanë ndikuar në sistemin imunitar.
Trupi i njeriut është një makinë e mrekullueshme, por miliona qelizat e tij duhet të funksionojnë së bashku në harmoni. Ai shton se një nga sekretet për të reduktuar mundësinë e prekjes nga kanceri është e rëndësishme mbajtja e një niveli optimal të funksionit të sistemit imunitar.
Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që prodhojnë 1 tumor. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit që i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave. Kanceri mund të kaloje nga forma primare e tumorit në formën sekondare të tij në një proces që ndryshe quhet “METASTAZË”.
Fjala “tumor” rrjedh nga gjuha latine… TUMORE – ënjtje, gungë, fryerje. Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave përmes procesit të ndarjes mitotike të qelizave. Tumoret zakonisht klasifikohen në këto grupe :
1.) BENINJE : kur ato kanë rritje të ngadalte dhe kanë një lokalizim të kufizuar specifik, si psh, nishanet etj.
2.) MALINJE : nga latinishtja Malingnensme veprim të keq ? Kur ato rriten shpejt dhe formojnë metastaza. Këto tumore ndërhyjnë në funksionin normal të organeve në të cilat janë të lokalizuara duke shkaktuar shpesh edhe vdekje.
Njihen 4 tipa të kancereve : KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUKEMIA dhe LYMFOMA.
Karcinomat janë kancere që rrjedhin nga indet epiteliale dhe qe përfshijnë kancerin e lëkurës, gjëndrave, gjinjve dhe shume organeve të brendshme. Përfshijnë rreth 8090 % te numrit te përgjithshëm te kancereve.
Sarkomat janë tumore te indit lidhor.
Leucemia është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shumë të shpejt të numrit të leukociteve (rruzave të bardha te gjakut). Një nga arsyet pse disa preken me kancer dhe disa të tjerë jo qëndron në faktin se sa i fortë është sistemi imunitar Trupi juaj e në veçanti sistemi juaj imunitar nuk mund të funksionojë si duhet nëse . . .
Ai ka çrregullim apo mungesa të elementëve ushqyes dhe hormoneve.
Nëse jeni mbipeshë dhe obezë.
Nëse pini duhan
Nëse konsumoni shumë sheqer dhe brumëra
Nëse uji, ushqimet apo suplementet që konsumoni përmbajnë toksina.
Si ta parandalojmë kancerin?
1. Lini duhanin
Duhani është shkaku numër 1 i vdekjeve nga kanceri i mushkërive tek njerëzit. Duhanpirja shkakton gjithashtu shumë probleme të tjera në shëndet, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, lindjet e parakohshme, probleme me mushkritë fytin etj.
Cigaret përmbajnë kimikate carcinogenic si arsenik, benzen, cadmium, polonium210, vinyl chloride, formaldehyde dhe toksina të tjera. Nëse pini duhan më mirë lereni që tani. Sipas mjekëve nëse pini duhan, faktikisht ju po kërkoni për t’u prekur nga kanceri.
2. Mbajtja në nivel e jodit
Niveli i jodit në trup është shumë thelbësor për të mos u prekur nga kanceri i tiroides, gjirit dhe prostatës. Jodi është shumë i rëndësishëm për çdo qelizë në trupin tuaj, por sidomos për gjendrën tiroide, që prodhon hormonin i cili kontribon për metabolizmin në të gjithë trupin Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Gjermania numërohet si një nga shtetet e zonave më të varfëra me jod.
Në përgjithësi çdo gjë me origjinë nga deti është e pasur në jod. Një burim tjetër i jodit është kripa e jodizuar e gjellës. Furnizimi optimal me jod bëhet vetëm me ushqim të përzgjedhur e të balancuar.
Dr. Brownstein sjell një fakt shokues nga eksperienca e tij. Ai thotë se nga analizat që u ka bërë pacientëve të tij mbi nivelin e jodit në trup, rezultoi se mbi 95% e tyre kishin mungesë të theksuar jodi.
Ai thotë se ndoshta shumica e popullsisë sot në botë ndodhet në këtë situatë, duke shtuar se kjo mungesë e jodit ndikon shumë në prekjen me kancer.
Afërsisht 30% e popullsisë së botës është në rrezik për të pasur dëmtime nga mungesa e jodit. Rreth 655 milionë njerëz janë me gushë, 26 milionë kanë dëmtime të trurit dhe 5.7 milionë e tyre janë me të meta mendore.
Shqipëria është një vend i varfër me jod dhe ky është një problem jo vetëm për disa zona, por për të gjithë vendin. Ka ekzistuar mendimi se dëmtimet nga mungesa e jodit shkaktohen vetëm në disa zona malore.
Ky mendim është i gabuar. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik, ka treguar se gati gjysma e popullsisë shqiptare ka mungesë jodi në organizëm. Ushqimet që përmbajnë jod janë prodhimet e detit si peshku, midhjet dhe karkalecat.
Vetëm 150gr peshk në ditë përmban sasinë ditore të jodit. Gjithashtu frutat dhe perimet si patatja, hurma, speci, domatja i japin trupit tonë një sasi jodi. Megjithatë ka disa ushqime që pengojnë marrjen e jodit si fasulja, lakrat, gështenjat pengojnë thithjen e jodit nga trupi ynë duke ndihmuar në shfaqjen e sëmundjeve prej mungesës së jodit.
Gjithashtu kripa e jodizuar përmban këtë përbërës ushqimor shumë të rëndësishëm.
3. Evitoni përdorimin e kimikateve sintetike produktet e modifikuara gjenetikisht
Dihet që askush nuk ka dëshirë të konsumojë ushqime me kimikate apo pesticide, por fatkeqësisht qindra milionë banorë sot në botë i konsumojnë ato pa e ditur. Sidomos në ditët e sotme ku ka patur një sërë skandalesh lidhur me mishin me hormone dhe antibiotikë për një rritje më të shpejt.
Të gjitha këto organizma të modifikuara gjenetikisht mund të shkaktojnë kancer. Ka dhe një problem tjetër me dietën… Shumica e frutave apo perimeve që shiten në treg janë të dyndura me pesticide dhe kimikate të tjerë.
Për këtë arsye duhet të konsumojmë produkte organike pa pesticide dhe kimikate. Ka dhe shumë gjëra të tjera që duhet të dini rreth ushqimit që konsumoni. . .
Kanceri krijohet edhe nga kimikatet që gjenden tek të gjithë embëlsuesit artificialë duke përfshirë aspartamin.
Mjalt Pijet me ëmbëlsues, çaji i ftohtë dhe pijet me gaz, por edhe ato që përmbajnë ëmbëlsues artificial janë armiqtë me të mëdhenj Aspartami në veçanti dyshohet se shkakton kancer gjiri.
Ai gjendet tek sodat, akulloret pa sheqer si dhe në qindra produkte dietike. Prandaj më mirë përdorni mjalt se sa të përdorni embëlsues artificial. Evitoni përdorimin e tepërt të sheqerit, kripës, brumërave dhe vajërave
Duhet të evitohen ushqimet e përpunuara dhe ato gjysmë të përpunuara. Sipas të dhënave shkencore për shëndetin dhe mjekësinë, sheqeri i rafinuar nuk do të duhej të ishte i ligjshëm të përdorej në ushqim, pasi ai është armiku numër një i shëndetit dhe praktikisht ushqim për rritjen e zhvillimin e kancerit.
Nëse e keni zakon që të konsumoni disa herë gjatë ditës karamele, çokollata apo e mbyllni ditën me një kek apo akullore, vetëm se po dëmtoni vazhdimisht sistemin tuaj imunitar dhe kjo mund të jetë një “ftesë” për kancerin dhe sëmundjet e tjera kronike.
Kur njerëzit diagnostikohen me kancer ata shokohen, por, asnjëherë nuk e kishin menduar se përdorimi i tepërt i sheqerit mund të ketë qënë shkaku. Mirë është të nisni reduktimin e sheqerit dhe të gjitha ato produkte që e përmbajnë atë.
Në fakt, sheqeri natyral që gjendet tek frutat e freskëta është mëse i mjaftueshëm për shëndetin dhe për këtë nuk duhet të konsumoni lëngje kutiash në të cilat nuk ndodhet asnjë frut brenda.
Po ashtu evitoni kosin me fruta, kompostot etj. Mirë është që kosin me fruta ta përgatisni vetë në kushtet e shtëpisë…. Mund të shtoni të gjitha frutat sipas dëshirës, dhe pak mjalt për një shije më të mirë.
Gjithashtu, evitoni të gjitha produktet e brumit, sidomos bukën. Më mirë ta zëvendësoni bukën me makarona. Po ashtu duhet të keni kujdes me përdorimine vajërave. Të gjitha këto ndihmojnë në formimin e artritit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.
Ushqimet e rafinuara Buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet, biskotat, tortat, patatinat të gjitha ushimet në kuti, qese apo kanoçe. Të gjitha këto ushqime shndërrohen në sheqer, një ushqim që ushqen kancerin.
Po ashtu edhe aciditetit në trup i duhet kushtuar vëmendje e madhe, pasi kanceri ushqehet kur pehashi i trupit anon më shumë nga mjedisi acid. Përsa i përket yndyrnave më mirë të konsumoni vaj ulliri, gjalp organik dhe vajin e arrës së kokosit.
Vaji i arrës së kokosit është një nga thesaret e natyrës që ka fuqi shëruese.Po ashtu edhe vaji i ullirit. Të gjitha këto këshilla mund të duken të parealizueshme, por vetëm kështu ju e zëvendësoni ushqimin e pashëndetshëm me ushqim të mirë.
Do të shihni që me përdorimin e ushqimit të shëndetshëm do të keni më shumë energji, nuk do të vuani nga problemet me tretjen dhe do të bini normalisht nga pesha, po ashtu edhe lëkura juaj do të jetë më e bukur, e lëmuar dhe pa akne.
4.Qëndrojini larg metaleve toksike
Përveç analizave për të parë nivelin e jodit, vitaminave dhe mineraleve në trup Dr. Brownstein bën edhe analizën për të parë nivelin e metaleve të rënda që janë mërkuri, kadmium, arsenik, nikel etj.
Të gjitha këto metale janë tepër të dëmshme për sistemin tuaj imunitar. Mërkuri është në sasi të madhe tek disa lloje peshqish si peshkshpatë, peshkaqeni, skumbri, butakët etj,
5.Evitoni ekspozimin ndaj rrezatimit
Rrezatimi dëmton ANDnë e qelizës duke çuar në formimin e kancerit. Këtu futen të gjitha grafitë, përfshi edhe ato të dhëmbëve si dhe mamografitë. Por më negativët janë skaneri, PET, CT etj. PET dhe CT e ekspozojnë trupin drejt një sasie më të lartë rrezatimi.
6. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në trup
“Nga ekzaminimi i pacientëve kam zbuluar se janë 10 vitamina dhe minerale që mungojnë më së shumti në trupin e tyre”. Jodi Vitamina B12 Magnezi Vitamina C Vitamin B1 (thiamine) Vitamin D Sulfuri Zinku Chromi Kalium./Mesazhi/