Ballina Lajmet Kosovë Dosja e Shefave XXIII: Shërbëtorët medial të Adem Grabovcit

Dosja e Shefave XXIII: Shërbëtorët medial të Adem Grabovcit

Në pjesën e XXIII të serisë së shkrimeve për përgjime telefonike, Insajderi sjell tri biseda telefonike të Adem Grabovcit me dy gazetarë. Njëri është drejtues i një gazete, ndërsa tjetri autor i një emisioni në RTK.

Autori i emisionit “Pa Fund” në RTK, kujdesej që anëtarët tjerë të partive politike që do të debatonin me Adem Grabovcin, të ishin të përshtatshëm dhe të nivelit të tij.

Zejdush Kastrati, gazetar dhe autor emisioni në Radio Televizionin e Kosovës, është përgjuar duke sharë e fyer drejtuesit e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë komunikimit me Grabovcin, Kastrati tregon besnikëri ndaj tij dhe e këshillon Grabovcin se si të flas herëve tjera në debate.

Kastrati, thotë se ka biseduar edhe me drejtorin Mentor Shala, dhe me autorë tjerë të emisioneve në RTK për Grabovcin.

Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell dy biseda telefonike të Kastratit të cilat kanë përmbajtje servile për Grabovcin dhe fyese e ofenduese për kundërshtarët politik të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ndërkohë, një tjetër gazetar dhe redaktor me pozitë të lartë në një gazetë ditore është përgjuar duke folur me Grabovcin. Atij, i thotë se e kanë pasur në intervistë për 28 Nëntor dhe zotohet se edhe në numrin e gazetës së Viti të Ri, do ta intervistojnë sërish.

Telegrafi.com sqaron se në këtë bisedë përmendet edhe Telegrafi.com nga një kryeredaktor i një mediumi tjetër, i cili nuk ka kurrfarë raportesh me Telegrafin, përveç profesionit të njëjtë, në kohën kur janë bërë përgjimet. Pas një mbledhje të redaksisë, Telegrafi do të dalë me një reagim zyrtar se si është e mundur që një kryeredaktor i një mediumi tjetër flet për Telegrafin.

Grabovcin, e lavdëron për paraqitjet e tij.

Ndërkaq, ish-shefi i GP të PDK-së, i jep porosi që Arbenita Pajazitit t’i aranzojë intervista në gazeta e televizione, përfshirë Klan Kosovën.

Kastrati, ndërkohë gjatë bisedave e akuzon Visar Ymerin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, se ka vjedhur sa ka punuar në Trustin Pensional të Kosovës.

“Jom përla dje për ty, me atë, me Ismet, e me kta, që m’ka ardh inati. Unë nuk kom…, nuk jom pjesë, e as nuk po flas, nuk jom pjesë e maskarallaqëve, e as e interesit. Te ti po flas unë…, qatu n’Kuvend edhe tha qat dostin ton, tha e kom bo pesë pare, i…, ishin t’PD… t’LDK-së aty, Ismet e krejt kta tjerë”, i tregon Kastrati, Grabovcit.

“Edhe pak u bona arrogant, thash, ti ati sun i afrohesh te kamtë, a po kupton”, vazhdon Kastrati.

“Au, e paske kall”, ia kthen Grabovci.

“Tha, e pse? Thash dëgjo, ai e ka kry punën, ai ka përgjegjësi, osht ni person që i jep dikujt përgjegësi, a ti s’i jep përgjegjësi askujt. Ngo veç ngo, thash ti i jep përgjegjësi Fatmir Sejdiut e nuk… Isa Mustafës. Hej, ai u trenu, tha qysh, lej ato punë, ti je katalizator thash, ti e ke thirrë, mas pakti 20-30 herë, Hajredin Kuçin. Unë thash ta qita topin tjetër kun, se e kisha informacione prej Hajrës, e thash edhe ma herët edhe tash…”, shton Kastrari.

“Jo n’debat, pyti tjertë e ka psu, e ka psu shumë keq”, lavdërohet Grabovci.

Kastrati, ndërkohë vazhdon ta shajë e fyej me nënë liderin e Vetëvendosjes, teksa shpreh dyshime se ky subjekt politik mund të jetë “pjellë e PDK-së”. Ymerin e akuzon për vjedhje në Trust.

“E unë se kom pa, se s’jom kanë ktu, mirëpo m’erdh bukur inat, po të thom sinqerisht. Edhe ni argument tjetër, nëse s’është pjellë e juvja – Vetëvendosja, pjellë e juja, n’dëgjom. Ti u dashtë, atij, kta ke mujt me ja qi nanën Visarit. Unë nuk e di, nuk e di, qysh ka reflektu te ai, nuk kom informacione”, shton Kastrati.

“Për Visarin ke mujt me veç me vetë a o pjesë…, ai ja ka qi pidhin e nanës, kur ka qenë n’Trust po thom”, shton Zejdush Kastrati. Këtë akuza thotë se është dashur t’i bëhen në emision, sepse sipas tij, opinioni nuk logjikon.

“Edhe u kry kjo punë. Ke mujt me qit prej lojës e kom fjalën, se ti, e din çfarë opinioni kem n’Kosovë. Opinioni jonë nuk logjikon. Ai veç kush e mujti, kush ja shtini, qatu osht problemi”, vazhdon ai.

Gazetari i RTK-së, i thotë Grabobcit se në debatin e KTV-së ka qenë perfekt, por në RTK nuk ka dalë mirë.

Ndërkohë, Grabovci shton se defekti ka qenë tek Ibrahim Gashi, të cilit i kishte dhënë përparësi të fliste. Por, kur e kishte parë që ai nuk po jep argumente, “situatën e kishte marrë vetë në dorë”.

“Edhe unë deshta me respektu, Ibrahim Gashin, e ja dhash fjalën me fol ai me ba hapjen. E tash kur e boni ai hapjen, met. Dojsha ata me nxit pak ma tepër, mirëpo ata e panë qe ai hezitojke, atëherë e kom marrë situatën n’dorë si atë ditë në parlament”, lavdërohet Grabovci.

Grabovci, e pyet Kastratin se cili është opinioni i njerëzve për të. Kujdeset që mos të bëjë gabime politike. Fjalë miradije merr nga Kastrati.

“Po patjetër. Mu qajo um interesoj po t’thom edhe për qata ja kom ba, se i met hatri. Tani kish marr vesh e m’thirri Luta. Thash a t’qifsha nanën Lutës. Po, tha a ja kishe ba mirë, se Luta edhe ai s’fol, ai farë Ismeti. A po kupton? e se ata se di qysh i kanë, edhe m’thirri, mirë ja kishe ba. Thash le mirë ja kom ba mos um thuj. Unë thash për inati ja kom bo, se qashtu osht e vërteta edhe e kom mbrojtë atë qëndrimin tem”, vazhdon Kastrati.

Në një bisedë tjetër me Grabovcin, Kastrati interesohet se si kishte kaluar zyrtari i PDK-së në RTK.

“Paj, menoj mirë, menoj mirë, se ishin kanë kta tre…qishtu…”, thotë Grabovci.

“Unë nuk e kom pa, nuk e kom pa, po a tkallxoi ai unë ma herët. Nejta me Mentorin me kta…”, shton Kastrati, për ta këshilluar Grabovcin që t’i vendosë vijat e kuqe dhe të mos shkojë me gjithkë në debate.

“Po ti duhet m’i bo vijat e tuja aty, a je ka kupton. Duhet mi bo vijat e tuja. A jom i kartë”, shton Kastrati.

“Ki kundërshti nga njerëz do të thotë se edhe qysh jem na shqiptartë me brryla tentojmë me qit na njoni tjetrin”, i tregon Kastrati, Grabovcit i cili vazhdon t’i tregojë se i ka thënë dikuj se Grabovci reflekton pozitivistet dhe se me të ka një lidhje familjare.

“Thash unë e kom jaran mbi të gjitha edhe ja vlen”, shton Kastrati.

“Gjithë kush po ka qef lobing me bo a pe din? Po n’kit aspekt do t’thotë jom pak i zhgënjym, jo me ty, e kom fjalën po me do njerëz me të cilët… Me qata po duhet me hangër e me pi, në anën tjetër t’qin bre nanën. Jon bo lapera, jon bo”, shpreh shqetësimin Kastrati.

Grabovci, kërkon mendim prej një profesionisti.

“Jo kur t’kish ndonjë vërejte, mas shumti po të thom sinqerisht, m‘interson gabime politike mos me ba. Qaty përpiqna a din, e nganjëherë boj përpjekje a din me i dekoncentru, nga ni fore me ja lshu po ato nuk jon t’domshe. E qysh jon komentet për sot”, pyet Grabovci. “Tretë, i kom pas, tretë i kom pas kundër”.

“Dëgjo! Ti, mbi të gjitha.. edhe njoni m’thirri, se unë fola me kit djalin dje nejta, n’mëngjes pa u nis, edhe i thash gjithsesi duhet me marrë tash, se mbi të gjitha ja vlen. Po thash boja nivelin. Unë kërkojsha me ta gjet ni nivelin. A jom i kartë”, shton Kastrati duke treguar se çfarë i ka thënë një kolegu të tij në RTK.

“Edhe dje m’thirri ni jaran i joti për 21-sh. Unë thash nuk jom bre këshilltar i joti, ça pom thirr. Po le se tjera raporte kom me Ademin, tjera kom me ty. Edhe dje insistove ti me e pas nivelin ton, nivelin s’po di qysh e ke pas”, tregon Kastrati.

Grabovci shton se debati ka qenë në nivel të shefave të Grupeve Parlamentare.

“Aty ish Visari, ky Ismeti edhe Isufi. Ky Ahmeti se nuk ka qenë Ardiani ksejde e disha edhe mos me shku a din palidhje po thash edhe besoj që kom kalu mirë. Po pom interson kta tjertë qysh e kanë, qysh e kanë komentu”, tregonte Grabovci.

“Ti ndoshta i ke deklasu nuk po di. Ndoshta ke qenë ma nivel, nuk po muj me dhanë vlerësim, nuk po e di”, thoshte në anën tjetër, Zejdush Kastrati.

Grabovci i jep porosi që t’i marrë vlerësimet e të tjerëve.

“Kqyri, kqyri pyeti merre vlerësimin, bash pom interesojn prej atynev”, thotë Grabovci.

“Ani patjetër, besoj që mrena jam deri nesër takona me qata njerëz dhe për çdo rast dëgjohemi”, garanton Kastrati.

Në një bisedë tjetër, një flet në cilësinë e drejtuesit të një gazete, i thotë Grabovcit se është bërë yll medial.

“Me 28 nëntor, t’kemi pas n’ballinë kryesore. A din çfarë balline ta kemi ba”, tregon ky gazetar.

“Hahahah…, le me 28 nëntor, po ma shumë, ma shumë, ma shumë”, kërkon Grabovci.

“Tash për Vit t’ri prapë ta bajmë ni intervistë, ma t’fortë, para Vitit t’ri po. Po edhe për numër festiv”, tregon gazetari.

Exit mobile version