Sami Lushtaku e Adem Grabovci kishin fuqi të madhe brenda PDK-së. Megjithatë, në dy raste ata kishin dështuar ta emëronin Ramadan Gashin. Synonin një pozitë në Agjencinë e Akreditimit dhe atë të drejtorit të Infrakosit. Në dy rastet, pengesë kishte dalë Ramë Buja e Ferat Shala. Përgjimet telefonike dëshmojnë se drejtuesit e PDK-së, zgjidhnin njerëzit e tyre në institucione të larta që gjenerojnë miliona euro. Përveç kësaj, ata planifikonin largim të njerëzve nga puna për t’ua lënë pozitat njerëzve të tyre. Insajderi sjell dy biseda të Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut në serinë e XIV të Dosjes së Shefave.
Sami Lushtaku, kishte mision që t’i bënte një vend të mirë në institucione shtetërore paraardhësit të tij, Ramadan Gashi.
Lushtaku, në koordinim me Adem Grabovcin, kishin zgjedhur një pozitë të lartë në Agjencinë për Akreditim të Arsimit të Lartë. U duhej edhe aprovimi i ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja.
Planifikonin edhe kapjen e postit të drejtorit të Infrakosit.
Por, në asnjërën prej këtyre pozitave nuk ishte zgjedhur, Dani, siç i referohen ata Ramadan Gashit.
Buja kishte zgjedhur Fatmir Arifajn për pozitën e lartë në Agjencinë e Akreditimit. Ndërsa, Agron Thaçin e kishin zgjedhur në pozitën e drejtorit të Infrakosit. Kjo dëshmohet me serinë e V-të Dosja e Shefave.
Gashi, do të sistemohej më vonë në një pozitë edhe më të lartë në Qeveri.
Plani i Lushtakut dhe Grabovcit dëshmohet në dy përgjime telefonike të fundvitit 2011. Ata, përveç tjerash bisedojnë edhe për Agron Thaçin, drejtorin e ri të Infrakosit. Grabovci, e pyet Lushtakun se mos e njeh, teksa ia lavdëron Thaçin si personalitet.
Gashit, do t’i bëhej vend në Ministrinë e Drejtësisë, si zëvendësministër. Ndërkohë, që vëllai i Agron Thaçit, Emrushi do të bëhej drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Këtë pozitë ai e ka mbajtur deri vitin e kaluar, kur u detyrua të japë dorëheqje për shkak të kriminalitetit në burgje.
E, Gashi, pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë, e kishte mbajtur vetëm dy muaj. Ai ishte shkarkuar për shkak se kishte një aktakuzë për shpërdim të pozitës zyrtare. Shkarkimi i tij ishte bërë pas raportimit të “Kohës Ditore” për këtë aktakuzë.
Gashi, aktualisht drejton Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.
Në një bisedë telefonike, Lushtaku e thërret Grabovcin dhe i kërkon falje që po e shqetëson dhe pengon për shkak të angazhimeve dhe punëve të shumta që kishte Grabovci.
“Jo ty s’ka nevojë me t’ardh keq hiç”, i thotë Grabovci.
“Unë fola, pom doket ish deputeti jonë, pe prishim konkursin edhe nihere, tek po thotë që po hi… nanen pa ja qi”, thotë Lushtaku, duke folur për pozitën e drejtorit të Infrakosit.
“Jo vallain unë…um ke shti vetë me fol vetë me to mos se po t’qi nanen tash”, thotë Lushtaku, duke shprehur nervozizmin për prishjen e konkursit.
“E kanë prit dy javë ditë, e kanë shpall ata qim nane”, ia kthen Grabobvci… Jo jo e kanë… emru.
“Kon”, pyet Lushtaku.
“Nifar Agron Thaçaj…, djalë i mirë, ma livdun tanë”, thotë Grabovci.
“E… hallall i koftë”, ia kthen Lushtaku… “N’Viti jeni shku”.
“Ai ky na boni, ky i joni na boni, që për to u shpall”, sqaron Grabovcit, duke lënë të kuptohet se për të është shpallur konkursi.
Lushtaku i quan të pabesë bashkëpartiakët e tij duke i sharë.
“Jo unë jo, na e lam… jo unë jo unë…atynev pishpirikav lypin me ja qi nanen po, po edhe ti po, se edhe ti…”, i thotë Grabovci.
“Po, t’kom thirr pasha…, t’kom thirr pasha zotin, sma ke çu telefonin ha… bilahi t’kom thirrë”, ia kujton Lushtaku, Grabovcit interesimin për pozitën e drejtorit të Infrakosit.
“A s’ke muj, s’ke mujt me lshu ni sms a”, e pyet Grabovci.
“Po hajt bre burrë se unë, pom vjen keq me t’pengu, po t’kallxoj drejt, se unë e di që 100 mijë punë i keni”, sqaron Lushtaku.
“E… paskit bo mut, e paskit bo mut shnosh”, ankohet ai.
E Grabovci e garanton Lushtakun se Danin, siç i referohet ai, Ramadan Gashit, e çojnë ku ka qejf ai.
“Po bravo”, e lavdëron Lushtaku dhe ia cakton pozitën duke i thënë zëvendës.
“Kom fol me Hashimin…, Ehhh… ku dojshim Danin. Për qita nuk e kundërshtova unë shumë”, thotë Grabovci.
“Mos u bo i qim… mos u bo edhe ti i lig… Se ma shumë menoj unë për ty, se ti për veti”, thotë Grabovci.
“E ta hansha synin ty, po lyp qi nanen. Edhe tash atë mikun tem e merr ai… Tash atë mikun tem, se hala s’u hi n’punë ai miku jem”, vazhdon Lushtaku.
“Hajt se aty tani, aty toni bisedojmë na”, thotë Grabobvci.
“Jo po po, edhe qatu nja dy tre punëtorë t’i çoj nanën ja qifsha, se vallain na u qi nana, naj qesi, partizan, naj ushtar që janë, nja dy tre vetë…”, vazhdon Lushtaku duke kërkuar edhe vende tjera.
Grabovci i thotë se duhet të ulën e të bisedojnë për disa vende e institucione që sipas tij nuk janë duke u drejtuar nga njerëz adekuat.
“Na duhet, na duhet mu ul me bisedu, n’do vena, n’do vena ku s’jonë njerëz adekuat jarani jem”, shton Grabovci.
“Mirë mirë, po ju po na rrast qishtu, kur prej Vitie e keni pru aty”, ankohet Lushtaku, për emërimin e Agron Thaçit.
Ata vazhdojnë bisedën për një debat në Rubikon. Lushtaku i jep lëvdata të shumta, Grabovbcit për debatin, duke e konsideruar se ka qenë i “shkelqyeshëm.
“Jo t’kom pa bile ka mbarimi je kanë… një punë e shkëlqyeshme. Unë nuk thom ti e din nuk të thom je kanë i shkëlqyshum pa kanë”, thotë Lushtaku.
Para kësaj bisede, Grabovci e Lushtaku kishin biseduar njëherë tjetër. Përgjimi ishte publikuar në 2012 në kanalin Youtube.
“A piçka ti mater… ngom e… unë fola me ministrin, me… kit dreqin e ki parasysh me ëëë….”, thotë Lushtaku duke përmendur Ramadan Gashin.
Ndërsa, Grabovci thotë se konkursin e ka kthyer në pikën zero.
“E mirë shumë. Mirë shumë ja paske ba, po t’kallxoj…, ai tha për qita po du me t’vet. Ai s’po mujke edhe kshtu, ashtu, s’po mujke me ba, pa kalu nëpër Qeveri”, thotë Lushtaku, duke kujtuar se duhet vendim i Qeverisë që udhëhiqej nga Hashim Thaçi.
Ndërsa, Grabovci thotë se në Qeveri refuzohet, pa treguar se çka refuzohet.