Dortmund ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Gjermanët mposhtën Milanin në “San Siro” me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve.
Golat për Dortmundin i shënuan Reus në minutën e 10-të, Bynoe-Gittens në minutën e 56-të dhe Adeyemi në minutën e 59-të.
Golin e vetëm për Milanin e shënoi Chukuwueze në minutën e 37-të.
Dortmundi siguron vendin e parë me 10 pikë, 7 ka Newcastle në vendin e dytë , PSG ka 6 pikë në vendin e tretë derisa Milani është e fundit me 5 pikë.
Vendi i dytë mbetet i mundshëm për të tri skuadrat në xhiron e fundit.