E udhëhequr nga Karim Adeyemi, Borussia Dortumdi fitoi thellë e lehtë ndaj Celticut, të martën mbrëma në xhiron e dytë të Championsit.
Skuadra gjermane fitoi 7:1 para tifozëve të saj, që para ndeshjes shpalosën një koreografi kundër UEFA-s.
Karim Adeyemi kompletoi hat-trickun që në pjesën e parë për Dortmundin.
Nga një gol nga penalltia e shënuan Emre Can e Serhou Guirassy.
Pjesa e parë përfundoi 5:1, kurse golin për Celticun e shënoi Daizen Maeda.
Guirassy shënoi tjetër gol në minutën e 66-të, ndërsa golin e fundit në ndeshje e realizoi Felix Nmecha në minutën e 79-të.