Bersant Celina pritet të transferohet te skuadra e Borussia Dortmundit.
Sipas mediave britanike, klubi gjerman ka shprehur interesim për lojtarin e Kosovës.
Kosovari i huazuar te Twente ka rënë në “radarin” e agjentëve të Dortmundit, andaj klubi verdhezi pritet që së shpejti të dërgojë edhe ofertën zyrtare, përcjellë “Lajmi.net”.
Përkundër paraqitjeve të mira te Twente, Celina ka dështuar te Kosova në grumbullimin e fundit, ku ishte ndër më të kritikuarit në humbjen 6:0 nga Kroacia.