Borusia Dortmund ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra gjermane, ka fituar ndeshjen e dytë ndaj Atletiko Madridit me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Dormund kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3. Brandt hapi serinë e golave në minutën e 34-të, derisa Maatsen dyfishoi epërsinë pesë minuta më vonë.
Atletiko u rikthye në lojë, duke barazuar rezultatin në pjesën e dytë.
Një autogol nga Hummels, në minutën e 49-të dhe goli i Correa në minutën e 64-të bëri që rezultati të barazohet në 2-2.
Dortmund nuk u dorëzua dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në vazhdim. Fulkung riktheu epërsinë në minutën e 71-të.
Tre minuta më vonë, Sabitzer vulosi fitoren e Dortmundit.
Borusia në gjysmëfinale do të përballet me PSG-në, e cila eliminoi Barcelonën.