Xhiroja e gjashtë e Ligës së Kampionëve, do të përfundoj në mbrëmje pasi të zhvillohen edhe nëntë ndeshjet tjera të mbetura.
Të gjitha ndeshjet do të jenë interesante, por prej orës 21:00 spikatin dy derbi, njëri në Dortmund dhe tjetri në Torino.
Juventus – Manchester City dhe Borussia Dortmund – Barcelona, do ta kenë vëmendjen kryesore për shkak se javët e fundit nuk kanë treguar formë të mirë dhe synojnë kualifikimin në fazën tjetër të kësaj gare.
Si Dortmundi ashtu edhe Barcelona, i kanë nga 12 pikë dhe me fitore eventuale do ta bënin hapin e madh drejt 1/8 së finales, ndërsa Juventusi e City që kanë nga tetë pikë mund të konfirmohen në zonën e plejofit dhe të shpresojnë për kualifikim direkt në dy xhirot e ardhshme.
Ndeshjet tjera, që startojnë gjithashtu prej orës 21:00, janë: Arsenal – Monaco, Benfica – Bologna, Feyenoord – Sparta, Stuttgart – Young dhe Milan – Cërvena Zvezda.
Ndërkohë, në orën 18:45 do të luhen dy ndeshje: Atletico Madrid – Slovan dhe Lille – Sturm Graz.
Xhiroja e shtatë e Ligës së Kampionëve, do të luhet më 21 dhe 22 janar të vitit të ardhshëm kurse më 29 janar, do të zhvillohet xhiroja e tetë apo e fundit e fazës së ligës.