Dortmundi barazon me Realin

Dortmundi dhe Reali kanë ndarë pikët në klasiken e Evropës, duke luajtur barazim 2:2.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Signal Iduna Park’ dhuroi spektakël me katër gola të shënuara.

Ronaldo në minutën e 17’ shënoi për epërsinë e Realit.

Aubameyang barazoi në 1:1 në minutën e 43, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë ishte sërish Reali skuadra e parë që gjeti rrjetën, kur Varane shënoi për 1:2.

Por, i inkuadruari në pjesën e dytë, Andre Schurrle, u përkujdes për të barazuar në 2:2 kur shënoi në minutën e 87’.