Dortmund mposht Werderin – thellohet kriza e skuadrës së Rashicës

Werder Bremen assesi të kthehet te rezultatet pozitive.

Bremen ka pësuar tjetër humbje, kësaj radhe në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesliga, kundër Dortmund.

Dortmund shënoi fitore me rezultatin 0:2, për të arkëtuar tri pikë të reja, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 52’, kur Dan Zagadou dërgoi topin në rrjetë.

Epërsinë e ‘Verdhezinjve’ e dyfishoi lojtari që po kalon në formë të jashtëzakonshme, Erling Haaland, në minutën e 66’.

Me këtë fitore, Dortmund ngritët në 45 pikë dhe merr përkohësisht pozitën e dytë në tabelë.

Werder Bremen në anën tjetër mbetet në pozitën e parafundit, me 17 pikë të grumbulluara, vetëm një më shumë sesa vendi i fundit, Paderborn.

Duke parë formën e Bremen, Milot Rashica që sot luajti për 90 minuta, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.