Dortmund mposht në udhëtim Leipzig

Borussia Dortmund ka bërë befasinë duke e mposhtur skuadrën RB Leipzig në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesliges.

RB Leipzig kishe mundësinë të kryesonte tabelën pas humbjes së Bayern Munchen por ata dështuan ta arrijnë këtë, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë filloi dhe pati iniciativë të të dyja skuadrave, por që goli mungoi.

Me të filluar pjesa e dytë, ishte Jadon Sancho i cili shënoi për të zhbllokuar rezultatin në minutën 55′.

Goditjen përfundimtare e dha Eriling Haaland në minutën e 71′ dhe 84′.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Sorloth në minutën e 90′.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Borussia Dortmund.

Tani, Leipzig qëndron në pozitën e dytë me 31 pikë gjithsej, ndërsa Dortmund bën një hap gjigant në luftën për titull, ata qëndrojnë në pozitën e katërt me 28 pikë.