Dortmund bindës edhe kundër Wolfsburg

Borussia Dortmund ka shënuar tjetër fitore në Bundeslgia.

Periudha pas rifillimit të futbollit po tregon një formë shumë të mirë të Dortmund, të cilët me fitoren 0:2 kundër Wolfsburg regjistrojnë fitoren e dytë radhazi.

Dortmund arritën të gjejnë golin kundër Wolfsburg qysh në minutën e 32’, me anë të Raphaël Guerreiro, i cili tashmë numëron 3 gola në dy ndeshje, shkruan lajmi.net.

Mysafirët pritën deri në pjesën e dytë për të shënuar edhe golin e dytë dhe atë vendimtar.

Në skenë u shfaq i huazuari nga Real Madrid, Achraf Hakimi, i cili shënoi në minutën e 78’.

Dy minuta më vonë, Wolfsburg mbeti me 10 lotjarë në fushë, pasi Felix Klaus u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Dortmund numëron 57 pikë për pozitën e dytë, një pikë më pak se Bayern, kurse Wolfsburg mbetet me 29 pikë në pozitën e gjashtë.