Ballina Lajmet Rajon dhe Botë ‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite në spital

‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite në spital

Për herë të parë që nga momenti kur ka shpërthyer pandemia e Covid-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amërikës, Donald Trump ka vënë maskë.

Trump vendosi maskën teksa bëri një vizitë në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend”- tha Trump ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.

Pas vizitës së tij të shtunën, Trump tha: Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambjet të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës”./tch

Exit mobile version