Një dorëshkrim i rrallë i Albert Ajnshtajn është shitur në ankand për vlerën marramendëse 11.7 milionë Euro.
Këto shkrime përmbanin punë përgatitore të fizikanit mbi Teorinë e Relativitetit. Ankandi u zhvillua të martën dhe fillimisht punimi u vlerësua midis 2 milionë ose 3 milionë Euro.
Dorëshkrimi prej 54 faqesh ishte një bashkëpunim mes Ajnshtajn dhe Besso, një inxhinier zvicerano-italian, të cilët e punuan së bashku gjatë viteve 1913 dhe 1914 në Zyrih.
Teoria e famshme e Ajnshtajn për relativitetin u publikua në Nëntor të 1915 dhe transformoi teoritë mbi fizikën dhe astronominë gjatë shekullit të XX.
Ekuacionet në këto letra nuk tregojnë problemin e zgjidhur, por ishin shënime paraprake të cilave u dha zgjidhje vetëm në vitin 1915.
Ankandi britanik Christie’s ka thënë se blerësi do të mbetet anonim dhe ky dorëshkrim konsiderohet si punimi më i shtrenjtë i shkencëtarit. Kjo për shkak se fituesi i çmimit Nobel nuk mendonte t’i ruante dokumentet e tij, duke i bërë këto të fundit mjaft të rralla dhe me shumë vlerë.