Me dorën mbi Kuran dhe flamur, kampionja Begaj: Jam e pastër (Video)

Mbi dorën në librin e shenjtë të Kuranit dhe flamurin shqiptar, peshëngritësja Romela Begaj është betuar se është e pastër, dhe se nuk ka marrë asnjë lloji substance të ndaluar.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Begaj ka hedhur poshtë se ajo medaljet e marra i ka fituar me doping.

“Deri në ditën e fundit betohem para Kuranit, flamurit popullit tim dhe i vë duart mbi këto gjera më të shtrenjta që kam, kam një emër Romela Begaj. Gjaku im është i pastër si Zoti më ka krijuar, betohem për kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë që kam në jetë se këto medalje i ka marrë me gjak, me bukë e pa bukë, kam sakrifikuar dhe gjithë sakrifica e familjes sime është kjo që kam”- tha ajo.

Begaj ka pasur edhe një thirrje për të gjitha ata që kanë lëshuar akuza ndaj saj, duke kërkuar që të mos I hidhet poshtë djersa e ballit.

“Mos merrni pjesë në krim. Si keni familje, fëmijë dhe prindër i dhemb kur i hidhet poshtë djersa e gjaku. Unë jam këtu, gati për çdo verifikim. Jam kampionia e botës, e kam mundur një botë me pastërti, në 12 të natës të çohem prapë do ti mund”- tha ajo.

Çfarë ka ndodhur sipas jush?

Unë kam marrë medaljen dhe kam mundur botën e parë, kjo ka ndodhur. Jam e gatshme të provohem. Është e turpshme për mua të përflitem për diçka të tillë. Jam e gatshme për çdokënd që të më testojë.

Se ka mundësi që keni rezultuar pozitive në të dyja testet?

Sepse jemi bota e tretë… Na duhet ndihmë, sepse në asnjë vend nuk hidhet sportisti si këtu.

A keni pasur mbështetje nga shteti Shqiptar?

Mbështetje nuk ka pasur sepse nuk do të shkonte gjendja deri këtu. Po të isha amerikane do ta kisha medaljen në qafë.

A keni pasur mbështetje nga shteti Shqiptar?

Mbështetje nuk ka pasur sepse nuk do të shkonte gjendja deri këtu. Po të isha amerikane do ta kisha medaljen në qafë.

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka dalë pozitive me doping edhe ne testin B, pasi u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në kampionatin Botëror të peshëngritjes zhvilluar në SHBA.