Dorëhiqet kryeministri i Japonisë, Abe Shinzo

Kryeministri i Japonisë, Abe Shinzo, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në të cilën është që nga viti 2012, për shkak të problemeve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abe, në konferencën për media që e zhvilloi për herë të parë që nga 18 qershori, duke u arsyetuar në problemet shëndetësore, njoftoi dorëheqjen.

Ai tregoi se në kontrollet e fundit të shëndetësisë ka mësuar se sëmundja e tij është përsëritur. “Muajin e kaluar mësova se shëndeti mu ka përkeqësuar sërish. Këtë javë u bë edhe një test i ri”, u shpreh Abe.

“Në administrimin e shtetit rezultati është i rëndësishëm. Nuk mund t’i marr vendimet e mia si duhet”, shtoi ai duke thënë se ka vendosur mos të vazhdojë detyrën që e kryen 7 vite e 8 muaj.

Në lidhje me pyetjen për mundësinë e vazhdimit të detyrës gjatë procesit të trajtimit mjekësor ai u përgjigj: “Nuk ka asnjë garanci që sëmundja ime do të përmirësohet. Afrohet hapja e parlamentit. Mendoj se është koha më e përshtatshme e dorëheqjes”.

Dorëheqja e vitit 2007

Sipas lajmeve të mediat kombëtare, theksohej se Abe në muajin korrik ka vjellë gjak në rezidencën e kryeministrisë.

Agjencia Kyodo njoftoi se 65-vjeçari Abe është subjekt i ekzaminimeve të rregullta dy herë në vit, ndërsa në fillim të muajit gusht kishte hyrë në disa kontrolle shëndetësore.

Ai në vitin 2006, kur për herë të parë erdhi në këtë detyrë, ishte larguar në vitin 2007 për shkak të sëmundjes kronike koliti ulçeroz.

Abe i cili kishte theksuar se me një trajtim të ri ka mundur sëmundjen, fillimisht ishte kthyer në lidershipin e Partisë Liberale Demokratike dhe në vitin 2012 në kryeministri.