Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do të ndajnë mbi një miliard dollarë ndihma për Afganistanin.
Konferenca e donatorëve – me përfaqësues nga rreth 40 vende – u mbajt të hënën në Gjenevë të Zvicrës.
“Kjo konferencë i ka përmbushur plotësisht pritjet e mia sa i përket solidaritetit me njerëzit e Afganistanit”, tha Guterres.
Kombet e Bashkuara vlerësuan më herët se Afganistanit i duhen mbi 600 milionë dollarë deri në fund të vitit, për të shmangur krizën humanitare. /rel