Ballina Lajmet Donald Trump: Kjo është arsyeja pse e sulmuam Sirinë

Donald Trump: Kjo është arsyeja pse e sulmuam Sirinë

President-elect Donald Trump calls on a reporter during a news conference in the lobby of Trump Tower in Manhattan. REUTERS/Lucas Jackson

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë pasi Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ushtarak ndaj objektivave qeveritare siriane në hakmarrje për sulmin e tyre me armë kimike ndaj civilëve gjatë kësaj jave.

Gjashtë persona janë vrarë në sulm, sipas një deklarate në televizion nga forcat e armatosura të Komandës së Përgjithshme siriane.

“Sonte kam urdhëruar një sulm në shënjestër ushtarake në fushën ajrore në Siri, ku sulmi kimik ka filluar” ka deklaruar Trump për gazetarët në Mar-a-Lago.

“Shtetet e Bashkuara kanë për detyrë të sigurojnë garanci vitale, për të parandaluar dhe penguar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjëprurëse. Siria ka përdorur armë kimike të ndaluara dhe ka shkelur rregullat sipas Konventës së Armëve Kimike duke injoruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së” shtoi Trump.

“Shenjat e para janë që ky sulm ka dëmtuar rëndë dhe shkatërruar avionët sirian, infrastrukturën mbështetëse dhe pajisjet në bazën Shayrat, duke reduktuar aftësinë e qeverisë siriane për të ofruar armë kimike, është thënë në një deklaratë tjetër nga Pentagoni.

Exit mobile version