Donald Trump fal Ross Ulbricht, themeluesin e tregut të zi famëkeq Silk Road

Ulbricht akuzohej edhe për porositje të atentateve për armiqtë e tij edhe pse prokurorët nuk arritën ti provojnë akuzuat në fjalë. Falja e Ulbricht vjen ndërsa në 2017-ën u përpoq të apelonte vendimin.

Presidenti Amerikan Donald Trump ka vendosur të falë Ross Ulbricht, themeluesn e Silk Road i cili u dënua me burg të përjetshëm pasi u shpall fajtor për pastrim parash, trafik droge dhe hakim kompjuterik.

Telefonova mamanë e Ross William Ulbright për ti treguar se në nder të lëvizjes së saj libertariane, e cila më mbështeti fort, është kënaqësi që të nënshkruaj një falje të plotë dhe pakusht të djalit të saj, Ross,” shkruante Trump në Truth Social.

Ulbricht ka vuajtur dënimin e tij të përjetshme që prej 2015-ës. Prokurorët e çështjes thonin se tregu i zi që Ulbricht ka krijuar u përdorur nga mijëra trafikantë dhe shërbimi kishte mbi 1 mijë blerë të rregullt. Platforma është përdorur gjithashtu për të pastruar qindra miliona dollarë.

Ulbricht akuzohej edhe për porositje të atentateve për armiqtë e tij edhe pse prokurorët nuk arritën ti provojnë akuzuat në fjalë. Falja e Ulbricht vjen ndërsa në 2017-ën u përpoq të apelonte vendimin.

Entuziastët kripto, shumica e të cilëve mbështetin Trump, kanë argumentuar se dënimi i tij ishte tepër i ashpër.