30 vjeçari Nicolas Kurona arriti të blinte Google.com.ar përmes një procesi normal dhe pa asnjë shkelje.
Domaini i Google Argjentinë është blerë nga një ueb dizajner ndërsa sajti ishte offline për rreth 2 orë në vend të Mërkurën e javës së kaluar.
30 vjeçari Nicolas Kurona arriti të blinte Google.com.ar përmes një procesi normal dhe pa asnjë shkelje. E gjitha filloi kur Nicolas ishte duke dizajnuar uebsajtin e një klienti.
Ai filloi të merrte mesazhe në WhatsApp se uebsajti i Google kishte rënë. Pasi tentoi të aksesonte uebsajtin nga shfletuesi dhe nuk funksionoi, Nicolas shkoi menjëherë në uebsajtin përgjegjës për regjistrimin e domaineve .ar dhe kërkoi atë të Google.
Domaini i Google doli i disponueshëm për tu blerë dhe pasi pagoi 2.9 dollarë, ose 270 pezos, domaini ishte i tij. Kur shkroi domainin google.com.ar, të dhënat e tij u shfaqen ndërsa as ai vetë nuk i besonte syve.
Por si ndodhi? Një teori sugjeron se Google ka harruar ta rinovojë atë por bie poshtë duke qenë se kompania kishte licencë deri në Korrik të 2021. Ende mbetet e paqartë pse domaini i Google u lirua.
Megjithatë domaini nuk vonoi dhe u bllokua ndërsa sipas Nicolas paratë ende nuk janë kthyer. /PCWorld