Dokumenti i mëposhtëm është nga arkivat osmane dhe mban datën 27 nëntor 1912.
Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti si përgjigje në pyetjen e shtruar nga kryekomandanti osman i Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina. Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemal Vlorën dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtë një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë.
Përgjigja e Stambollit ishte e qartë: MOS E PENGONI. E KA PAJTIMIN TONË.
MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nentor 1912)
(Marrë nga statusi në Facebook i Nexhmedin Spahiut)