Sipas një raporti të publikuar nga Komiteti i Drejtësisë, në burgun Asjut në jug të Egjiptit janë dokumentuar shkelje të rënda ndaj të burgosurve politikë që nga 14 qershori i këtij viti.
________________________________________________________________________
Organizata ndërkombëtare për monitorimin e të drejtave të njeriut me qendër në Gjenevë, “Komiteti i Drejtësisë”, ka akuzuar forcat e sigurisë së Egjiptit për përdorim të “forcës së tepruar” kundrejt të burgosurve politikë në këtë vend.
Sipas një raporti të publikuar nga Komiteti i Drejtësisë, në burgun Asjut në jug të Egjiptit janë dokumentuar shkelje të rënda ndaj të burgosurve politikë që nga 14 qershori i këtij viti.
Në kuadër të shkeljeve në fjalë, siç thuhet në raport, bëjnë pjesë “pengimi i furnizimit me barna të të dënuarve të sëmurë, ndalimi i vizitave gjatë festave dhe atyre javore, rrahje, kërcënim dhe burgim afatgjatë në qeli”.
Në raport po ashtu thuhet se familjet e të burgosurve nuk kanë marrë asnjë rezultat edhe pse gjendjen në fjalë e kanë paraqitur në prokurori.
Raporti ka kërkuar të respektohen të drejtat e të burgosurve dhe të përmirësohen kushtet e burgut, kurse nga kryeprokurori i Egjiptit, Nebil Sadik dhe zyrtarët relevantë është kërkuar të hapet hetim ndaj shkeljeve të kryera në burgun Asjut.
Nga ana tjetër, autoritetet e Egjiptit ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë lidhur me raportin. /aa/