Doktoresha Malhis, e cila punon në Ga’za, i përshkroi su’lmet e Iz’raelit si “ma’sakër br’utale”

Mjekja në spitalin Al-Shifa në Gazën e pushtuar, Fadia Malhis i përshkroi sulmet e Izraelit ndaj Palestinës si “një masakër shumë brutale dhe të pamëshirshme”.

Në panelin e titulluar “Gënjeshtrat e Izraelit” të organizuar nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës të Türkiyes, Malhis në një prononcim për Anadolu foli lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Palestinës, përpjekjet e Türkiyes për arritjen e një armëpushimi të përhershëm, ndihmën humanitare dhe panelin.

Malhis i përshkroi sulmet e Izraelit ndaj Palestinës si “një masakër shumë brutale dhe të pamëshirshme”.

Duke deklaruar se sulmet kryhen pa dallim kundër foshnjave, fëmijëve, grave dhe të moshuarve, Malhis tha se pretendimi i Izraelit se i është përgjigjur Hamasit është “gënjeshtër”. “Ka sulme në Bregun Perëndimor çdo ditë. A ka Hamas në Bregun Perëndimor?”, tha ajo.

Malhis tha se Izraeli e ka ruajtur ekzistencën e tij “me gënjeshtra, duke e kthyer të vërtetën me kokë poshtë” që nga viti 1948.

Ajo potencon se Izraeli pushtoi tokat palestineze, u vendos në rajon dhe krijoi vendin e tij. Malhis thotë se për këtë arsye, qeveria izraelite nuk dëshiron as që të përdoret emri “Palestinë”.

– “Të drejtën tonë nuk do t’ua bëjmë hallall Izraelit dhe njerëzve mizorë”

Malhis tha se është krenare se ka organizuar një panel me temën: “Gënjeshtrat e Izraelit”. “Unë me të vërtetë e dua Türkiyen. Është shumë e rëndësishme që këto gënjeshtra të shfaqen dhe të zbulohet kjo e vërtetë”, tha doktoresha Malhis.

Duke uruar që paneli të jetë shembull për të gjithë botën, Malhis tha se edhe vendet e tjera duhet t’i thonë Izraelit: “Ndalo tani”.

Ajo u shpreh se Türkiye prej kohësh përpiqet për të mirën e popullit palestinez dhe theksoi mirënjohjen e saj të pafundme për popullin turk.

“Shpresojmë, ne të gjithë do t’i mbajmë ata (Izraelin) përgjegjës në ditën e gjykimit dhe ne të drejtën tonë nuk do të ua bëjmë hallall Izraelit dhe njerëzve mizorë”, tha Malhis.