Në revistat shkencore të rajonit, me 750 euro mund të bësh profesor/doktor edhe… gjyshen. Kjo çështje ishte objekt diskutimi në emisionin Top Show, mbrëmjen e të martës në Top Channel.
Doktor Taulant Muka dërgoi një studim të rremë me autore dy gjyshet e tij, 81 dhe 86-vjeçare, me nga tre klasë shkollë secila, në 5 revista shkencore ku botojnë edhe një pjesë e madhe e profesorëve shqiptarë.
Rezultatet ishin vërtetë befasuese. Tre prej tyre e pranuan për publikim menjëherë studimin “fake”. Në “Top Show”, Muka u shpreh se këto janë “revista grabitqare”, të hapura vetëm për biznes.
“Janë 5 revista: 3 boshnjake, një maqedonase dhe një ndërkombëtare. Revistat nuk janë serioze, por janë hapur vetëm për biznes. “Open Acces Macedonian Journal” është demaskuar nga prestigjiozia “Science” më parë. Ajo që ma pranoi studimin ishte “Medical Archives” e Bosnjes. Po flasim për revista grabitqare”, u shpreh Muka në “Top Show”.
Top Channel