Dogana sekuestron 1 mijë copë injeksione në vlerë rreth 15 mijë euro

Një mijë copë injeksione të padeklaruara në vlerë rreth 15 mijë euro janë sekuestruar të premten në Han të Elezit nga Dogana e Kosovës.

Në njoftim thuhet se, injeksionet (CLEXANE 4.000 IU /40 mg/0.4 ml) janë zbuluar në kabinën e një maune gjatë një kontrolli të kryer.

Po ashtu, bëhet e ditur se mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hanit të Elezit.

“Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura. 1000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15,000 €. Mallrat janë sekuestruar derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtjeje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi. Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.