Dogana e Kosovës ka vlerësuar se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mes të Kosovës dhe Turqisë konfirmon synimin e palëve të jenë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik europian, duke e shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të forcuar këtë proces.
Sipas këtij institucioni, gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje Turqia dhe Kosova do të krijojnë gradualisht një zonë dypalëshe të tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve janë të garantuara reciprokisht, njofton Klan Kosova.
“Shërbimet do të jenë subjekt i negocimit menjëherë pas hyrjes në zbatim të kësaj marrëveshje”.