Dogana konfiskon 3000 litra naftë të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 3000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë patrollimeve rutinore njësit e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti të markës FORD në regjionin e Mitrovicës, oficerët doganor kanë ndalur këtë automjet për një kontroll rutinore. Gjatë kontrollit është hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash, mallra këto për të cilat dyshohet se nuk janë paguar taksat importuese:

1. Derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi afër 3000 litra

2. Automjet që transportonte naftën ishte i pa-zhdoganuar.

Automjeti në fjalë i ngarkuar me mall nën përcjell është dërguar në Doganë, derisa për rastin në fjalë janë iniciuar kundërvajtjet doganore, me c ‘rast i pandehuri është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga zyrtarët.

Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar për kundërvajtje doganpre./Mesazhi.com/