Ballina Lajmet Kosovë Dogana inkasoi mbi 1 miliard euro gjatë vitit 2016

Dogana inkasoi mbi 1 miliard euro gjatë vitit 2016

Menaxhmeti i Doganës sot mbajti konferencën përmbyllëse të vitit. Gjithashtu në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri i financave Hoti.

“Të hyrat gjatë vitit 2016 patën një performacë të jashtëzakonshme, ne arritëm që të tejkalojmë mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës ku kjo shifër paraqet rekord, gjithashtu kjo shifër behet edhe me domethënëse kur merret parasysh se nga 1 prilli I këtij viti kemi filluar edhe me implementimin e MSA e cila efektin financiar e kishte që nga dita e pare e implementimit. Profesionalizimi I doganës ndikoj direkt që të ruhet stabiliteti dhe performanca e doganës, për ketë arsye kemi të hyrat qe përveç ishin konstante gjatë tërë vitit patët edhe tendence rritje” theksoi u.d. i Drejtori të Përgjithshëm z. Fahri Gashi.

Përveç mbledhjes së suksesshme të taksave z. Gashi foli edhe për zbatimin e ligjit ku “dogana gjatë këtij viti ka ushtruar njërin prej aksioneve më të mëdha i koduar si QARK-u, ku 800 zyrtarë nga DK, PK, ATK, kane marr pjese ne ketë aksion e që ka përfunduar me 20 të arrestuar dhe zbulimin e mbi 3 milion euro shmangie. Gjithashtu kemi ngritur 80 kallëzime penale kundër 164 personave, per shmangie mbi 2.5 milion kemi zbuluar mbi 350 kg lëndë narkotike, dhe janë shpërbëre tri grupe te krimit te organizuar me rreth 70 persona”.

Nga ana tjetër ministri z. Hoti theksoi se “ky ishte një vit shumë i suksesshëm dhe paraqet një rekord në grumbullimin e të hyrave, dogana arriti që tri ditë para përfundimit të vitit të tejkaloj projeksionin duke mbledhur 1 miliardë e 40 milionë euro. Pavarësisht se parashikimi i të hyrave është rritur me rastin e rishikimit të buxhetit dhe pavarësisht prej faktit që si rezultat I pakos fiskale kemi pasur minus 23 milionë lirime të ndryshme të lëndëve të para për makineri dhe produkte tjera, dhe kemi pasur minus 25 milionë euro si rezultat i zbatimit të MSA-së nga data 1 prill e këtij viti. Pra në total kemi 48 milionë euro më pak për shkak të politikave fiskale dhe MSA-së, ndërkohë që dogana arrin që të realizojë dhe të tejkaloj planin për këtë vit, derisa viti 2017 do të jetë edhe më sfidues për Doganën, ngase ka në projeksion 1 miliardë e 108 milionë euro”.

Exit mobile version