Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ka uruar sonte Listën Serbe për fitoren në shumicën e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se kjo do t’iu mundësojë më lehtë realizimin e interesave serbe në Kosovë.
“Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe se do të sigurojë kontinuitetin e politikës për koordinim me Beogradin.
Në çfarëdo rast, do t’ua lehtësojë realizimin e interesave serbe në Kosovë dhe politikës shtetërore në Kosovë”, tha Dodik./Mesazhi/