Dobitë e Ushtrimeve Aerobike

Ushtrimet aerobike janë aktivitetet të cilat ndihmojnë në shpejtimin e qarkullimit të gjakut dhe aktvizimin e grupeve të mëdha të muskujve. Kjo ndryshe quhet edhe si aktivitet kardiovaskular. Këto ushtrime përfshijnë:

Ecja me matje
Noti
Pastrimi apo merrja me kopshtari
Vrapimi
Ngasja e bicikletës
Luajtjen e futbollit
Ekspertët rekomandojnë bërjen e ushtrimeve aerobike së paku 150 minuta, apo 75 minuta çdo javë. Ecja e matur dhe noti janë shembuj shumë të mirë të akvititeve që mund të bëni gjatë javës, si dhe vrapimi dhe ngasja e bicikletës.

Përse rekomandohen ushtrimet aerobike? Lexoni për të kuptuar për dobitë të cilat vinë nga bërja e ushtrimeve aerobike çdo ditë.

1. Përmirësoni shëndetin kardiovaskular
Ushtrimet aerobike janë të rekomanduara nga Shoqata për Zemrën në Amerikë dhe nga shumë mjekë tjerë. Kjo është për shkak se këto ushtrime përforcojnë zemrën tuaj dhe ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në organizëm.
Nëse ju jeni duke shikuar për diçka që do ju ndihmojë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterolit, atëherë filloni të bëni ushtrime aerobike 3 apo 4 herë gjatë javës, për 40 minuta.

2. Shtypja e ulët e gjakut
Ushtrimet kardiovaskulare mund të ju ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të shtypjes së lartë të gjakut. Kjo është për shkak se këto ushtrime ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes. Këtu kemi shënuar disa mënyra tjera të cilat mund të ju ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut pa përdorur ilaçe.

3. Ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak
Aktvitet e rregullta fizike ju ndihmojnë në rregullimin e niveleve të insulinës dhe zvogëlimin e sheqerit në gjak, dhe në të njëjtën kohë duke ju ndihmuar të mbani trupin tuaj në formë. Në një sutdim me njerëz të llojit të 2 të diabetit, hulumetuesit kanë parë se bërja e këtyre ushtrimeve ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.

4. Zvogëlon simptomat e asmës
Ushtrimet aerobike mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave dhe sulmeve të asmës. Mirëpo ju megjithatë duhet të flisni me mjekun para se të filloni bërjen e ushtrimeve aerobike nëse keni asmën. Ata mund të ju rekomandojnë aktivitete të veçanta apo masa paraprake që duhet të ndërmerrni gjatë këtyre ushtrimeve.

5. Zvogëlon dhimbjet kronike
Nëse keni dhimbje kronike, ushtrimet kardiovaskulare, veçanërisht aktivitetet si noti apo ushtrimet aerobike në ujë, mund të ju ndihmojnë ju në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe funksionit të muskujve tuaj. Ushtrimet gjtihashtu mund të ju nidhmojnë në humbjen e peshës, e cila mund të ju ndihmoj më tutje me dhimbjet kronike të shpinës.

6. Ndihmon gjumin
Nëse ju keni problem me gjumin gjatë natës, provoni ushtrimet kardiovaskulare.

Një studim i cili është bërë me persona me probleme me gjumin ka treguar se bërja e këtyre ushtrimeve është një metodë shumë e mirë e trajtimin për insomninë.
Pjesmarrësit kanë provuar bërjen e aktiviteteve aerobike për 16 javë dhe pastaj kanë plotësuar pyetësor rreth gjumit të tyre dhe gjendjes së tyre të përgjithshme. Ky grup I pjesmarrësve shënuan përmirësime në kohëgjatësine e gjumit, si dhe në vitalitetin e tyre gjatë ditës.
Mirëpo, bërja e ushtrimeve para se të flini mund të ju vështirësoj atë. Provoni të përfundoni ushtrimet së paku dy orë para gjumit.

7. Rregullon peshën
Ju mund të keni ndëgjuar se mbajtja e një diete dhe ushtrimet ndihmojnë në humbjen e peshës. Mirëpo vetëm ushtrimet aerobike mund të jenë ato të cilat do ju ndihmojnë në humbjen e peshës.
Në një studim, hulumtuesit kanë kërkuar nga pjesmarrësit mbipeshë të vazhdojnë konsumimin e ushqimeve me rregull dhe të bëjnë aktivitete fizike të cilat do të digjnin rreth 400 deri në 600 kalori, 5 herë në ditë për 10 muaj.

8.Përforcon sistemin imunitar
Rezultatet thonë se bërja e ushtrimeve aerobike ndihmojnë në aktvizimin e disa antitrupave në gjak të cilat quhen imunoglobule. Kjo bënë forcimin e sistemit tuaj imunitar. Grupi I grave të cilat nuk bënë aktivitete fizike nuk kanë treguar përmirësimi në sistemin imunitar dhe nivelet e kortisolit të tyre ishin më të larta se ato të grave të cilat bënë aktivitete fizike.

9. Përmirëson funksionin e trurit
A keni ditur se truri juaj fillon të humb qeliza pasi që ju të mbërrini moshën 30 vjeçare? Shkenctarët kanë zbuluar se bërja e ushtrimeve aerobike mund të ndihmoj në ngadalësimin e këtij procesi dhe të përmirësoj performancën kognitiv të trurit tuaj.
Për të testuar këtë teori, disa të rritur të moshës 55 vjeçarë kanë pranuar të bëjnë fotografim MRI. Këta pjesmarrës janë testuar për shëndetin e tyre duke përfshirë kapacitetin e tyre për ushtrimet aerobike. Pjesmarrësit të cilët merreshin me aktivitete fizike treguan rezultate më trë mira në të gjitha pjesën e trurit dhe rikuperimin e qelizave të tij.
Çfarë do të thotë kjo për ju? Ushtrimet aerobike ndihmojnë trupin dhe trurin.

10. Përmirëson disponimin tuaj
Lëvizja e trupit mund të ndikoj gjithashtu edhe në disponimin tuaj. Këtë mund ta provoj një studim I cili është bërë me njerëzit të cilët janë duke luftuar depresionin. Ata kanë ecur në trakën e vrapimit përafërsisht rreth 30 minuta. Pas 10 ditësh, ata kanë dhënë rezultate rreth disponimit dhe gjendjes tyre shpirtërore.
Të gjithë pjesmarrësit kanë dhënë rezultate të mira në zvogëlimin e simptomave të depresionit. Këto rezultate të cilat janë shkaktuar nga aktiviteti fizik, ka nidhmuar shumë në përmirësimin e gjendjes së pjesmarrësve.

Juve nuk do ju duhet më shumë se dy javë për të parë rezultate. Ky hulumtim tregon se edhe bërja e vetëm një ushtrimi do jetë më se e mjaftueshme për të ju ndihmuar juve të ndjeheni më mirë.