Ky lloj i lëngut ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ata janë në gjendje të keqe dhe po ashtu mishrat e tyre.
Lëngu i trangullit është njëra nga lëngjet më natyrale dhe të shëndetshme. Trangujt bëjnë të mundur rritjen e flokëve dhe shtresimin e thonjve. Për më tepër, ky lloj i lëngut ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ato janë në gjendje të keqe dhe po ashtu mishrat e tyre, meqë përmbajnë kalcium dhe fosfor.
Do të ishte më mirë që ky lëng të kombinohej me karotë, spinaq apo edhe sallatë jeshile. Bashkimi i tyre përbën një kurë të mirë në trajtimin e reumatizmës dhe dhembjeve të kyçeve. Lajmi i mirë është se trangulli gjendet gjatë tërë periudhës së vitit./Mesazhi/