Dobia e vazhdimësisë

Ndoshta mund të jetë një mësim i vogël dhe fare i parëndësishëm por, përkujtimi është dobi. Andaj, le të përkujtojmë me qëllim përfitimi…

Çka është dobia nga këmbëngulja dhe vendosmëria në vazhdimësi pavarësisht se sa e vogël mund të jetë puna…?
– Nëse çdo ditë mëson nga një faqe prej Kuranit, për më pak se dy vite do jesh hafëz (memorizues i Kuranit).
– Nëse fillon të konsumosh gjysmën e sasisë së konsumit aktual, pas më pak se një vit do të kesh trup shumë të shëndetshëm.
– Nëse çdo ditë lexon dhe informohesh nga gjysmë ore, pas disa vitesh do të jesh enciklopedi e gjallë.
– Nëse çdo ditë mëson nga gjysmë ore, një gjuhë të re, pas një viti do të jesh profesionist i saj.
Kjo është forma e drejt e të kuptuarit të “Vazhdimësia në punë, qoftë edhe e pakët, është më e mirë sesa euforia në punë, sado që mund të jetë e shumtë”.
Nëse punon në vazhdimësi nuk mund të ketë qëllim të paarritshëm dhe ëndërr të pa realizueshme. Pra, me punë të vazhdueshme dhe me përkushtim në punë, fjala “e pamundur” ngelet e pakuptimtë.
Thjeshtë, nëse punon vazhdimisht pas një kohe do të jesh një njeri krejt tjetër, në rrethana krejt tjera, dhe me pozitë krejt tjetër.
Kjo që po e themi është e ilustruar plotësisht me fotografinë që kemi përzgjedhur. Pra, puna e vazhdueshme të transformon sikur po të ishe në një qeli dhe të arrish të dalësh prej saj…

Khalid Bin Talib
#AM
P.S- Foto është një karikatur që në realitet tregon për hapjen e një tuneli në një prej burgjeve që mbahen palestinezët. Ky tunel është hapur me anë të një luge që zakonisht përdoret për ngrënie dhe përmes tij kanë ikur gjashtë të burgosur.

Nga Artan Musliu