Nuk ka ndonjë dyshim se kafeja është ndër pijet më të shijshme në mëngjes. Ajo brenda pak momenteve i përmirëson nivelet e energjisë dhe iu bën gati për pjesën e mbetur të ditës.
Plus, kafeja ngërthen në vete shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë metabolizmin e shpejt dhe, nëse konsumohet në sasi modeste, kafeja e mbron shëndetin e zemrës.
Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë se këtë pije të preferuar mëngjesore mund ta kthejnë në djegës të fuqishëm të dhjamit vetëm duke i shtuar disa përbërës të zakonshëm si vaji i kokosit, kanella dhe mjalti.
Nëse i përzieni këta përbërës në kafe, shumë shpejt do t’i hiqni kilet e tepërta pa pasur nevojë të bëni ndryshime të mëdha në stilin e jetës.
Përbërësit:
– Gjysmë gote mjaltë
– 1/3 gotës vaj kokosi
– Një lugë gjelle kanellë
– Një lugë gjelle kakao (jo e detyrueshme)
Përgatitni një pastë vetëm duke i përzier këta përbërës së bashku. Vendoseni produktin në një tas xhami dhe mbajeni në frigorifer.
1-2 lugë gjelle të këtij produkti e shtoni në një tas me kafe të freskët. E përzieni mirë dhe e shijoni kafenë e shëndetshme që do tua djegë dhjamin!/Mesazhi/