Ushtrimi është një pjesë e rëndësishme e humbjes dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Për këtë qëllim, ne kemi formuluar pijen e përsosur të mëngjesit me djegie të yndyrës që nxit metabolizmin tuaj dhe ju ndihmon të ndiheni të plotë e të kënaqur shumicën e ditës.
Përbërësit kryesorë janë banania dhe arra e kokosit.Bananet përmbajnë fibra dhe niseshte rezistente, të cilat mbështesin humbjen e peshës. Një banane e vetme ka 108 kalori, e cila arrin në 17.5 gram karbohidrate. Trupi ynë ka nevojë për karbohidratet për funksionimin e trupit, ama kujdes, karbohidratet e tepërta mund të çojnë në shtimin e peshës.Nga ana tjetër, përmbajtja e yndyrës në arrën e kokosit ndihmon në ngopje. Ky kombinim ju jep energji afatgjatë, parandalon urinë dhe dëshirat duke mbajtur nivelet e sheqerit në gjak nën kontroll.
Receta e pijes me banane dhe arrë kokosi
Përbërësit: 1 banane1 lugë gjelle vaj organik kokosi2 lugë pluhur proteina xhelatine2 lugë pluhur organik xhenxhefil1 filxhan kos1 lugë çaji mjalt të papërpunuar
Përgatitja:Thjesht vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe pijeni në mëngjes kur stomaku juaj është bosh.Kjo pije ka për qëllim të zëvendësojë mëngjesin tuaj dhe është e ngarkuar me proteina të mjaftueshme, energji dhe ushqim për të filluar ditën siç duhet!/Mesazhi/