“Patjetër do të ndryshojë drejtimi i erërave dhe do të ndryshojnë ekuilibrat.
Amerika do të tërhiqet pak nga pak nga mbështetja e saj për Izraelin. Kjo do të ndodhë në kohën që bie dakord rezistenca arabe, bashkohen në një fjalë dhe kur të ndryshojnë udhëheqjen e tyre.
Ndoshta ne nuk do të jetojmë për ta parë këtë pjesë të dytë të betejës!
Aty do të ketë fytyra të reja, emra të rinj dhe udhëheqje të reja, të cilat tani janë të fshehura, duke i edukuar Allahu dhe duke i krijuar me kujdesin e Tij për të qenë rreze drite për epokat e ardhshme.
Ai i fsheh tani për t’i zbuluar në kohën e duhur të tyre!
Ndoshta fëmijët, apo nipërit tanë kanë për ta parë pjesën e fundit të betejës, do t’i dëshmojnë ato udhëheqje dhe do t’i shikojnë ato yje vezulluese nga mesi i errësirës.
Dhe ndoshta nipërit tanë janë ajo ushtri, e cila do ta rrëzojë dhunën izraelite nga froni i saj e do ta flakë tutje kalin e tyre prej dërrase, të cilin e krijuan vetë nga fijet e dobësisë dhe përçarjes sonë!”.
_________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Izraeli nazist dhe gjuha e djegies”