Kur vjen puna për të luftuar ndryshimet klimatike, nuk pranoj asnjë jo si përgjigje, shkroi në Twitter presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
”Në javët e ardhshme, unë do të përdor fuqitë e mia për t’i kthyer premtimet në veprim zyrtar dhe zyrtar të qeverisë ndaj luftës mbi ndryshimet klimatike”, shtoi Biden.
“Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të fituar sfidën e energjisë së pastër”, shtoi ai.
Drejtori rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, duke e përshkruar valën e vazhdueshme të të nxehtit në Evropë si të paprecedentë, të frikshme dhe apokaliptike, ka bërë të ditur se kjo valë e të nxehtit në Portugali dhe Spanjë ka shkaktuar 1 700 viktima.
Kluge tha se situata përsëri tregon “nevojën e dëshpëruar për veprime panevropiane për të trajtuar në mënyrë efektive ndryshimet klimatike, krizën gjithëpërfshirëse të kohës sonë që po kërcënon shëndetin individual dhe vetë ekzistencën e njerëzimit”.
“Që kjo të ndodhë, qeveritë duhet të demonstrojnë vullnet politik dhe lidership të vërtetë në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, duke e zëvendësuar me bashkëpunim ndarjen dhe retorikën boshe”, tha ai. /atsh