Gjilani do të shkojë në balotazh. Lutfi Haziri i LDK atje prin me mbi 43 për qind, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi me mbi 27 për qind.
balotazh do të jetë edhe Prizreni. Atje në raundin e dytë do të takohen Shaqir Totaj i PDK-së që ka marrë rreth 29 për qind me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes me rreth 22 për qind.
Peja ka gjasë të fitohet pa balotazh. Me 94 për qind të numëruara Gazmend Muhaxheri rri mbi kuotën e 50 për qindëshit.
Njësoj ka gjasa LDK-ja ta mbajë pa balotazh edhe në Podujevë. Me 74 për qind të votave të numëruara Agim Veliu atje po ashtu rri në kuotën e mbi 50 për qindëshit.
Njësoj me gjasë do të ndodh edhe në Viti, ku kryetari aktual Sokol Haliti do të vazhdojë të drejtojë qytetin.
Në Gjakovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë rreth 40 për qind, ndërsa Alternativa e Mimoza Kusari Lilës me rreth 32 për qind.
Në Mitrovicë në balotazh shkojnë PDK-ja me rreth 30 për qind dhe AKR-ja me rreth 25 për qind.
Edhe në Ferizaj partia e parë ka dalë PDK-ja, që me kandidatin e saj Agim Aliu ka marrë 39 për qind, ndërsa kandidati i LDK-së, kryetari aktual Muharrem Svarça ka marrë 31 për qind.
Në kuadër të komunave që shkojnë pa balotazh janë pa dyshim Skenderaj, që do të drejtohet nga Bekim Jashari që ka fituar më shumë se 83 për qind të votave.
Deçanin e fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pa balotazh me mbi 63 për qind, sikurse edhe në Junik qytet që do të vazhdojë të drejtohet nga partia e Ramush Haradinajt.
Pa balotazh e ka fituar Hanin e Elezit edhe kryetari i saj Rufki Suma, si kandidat i pavarur.
Derisa në Drenas, Ramiz Lladrovci i PDK-së do të vazhdojë të jetë kryetar komune edhe për 4 vjet. Fusha Kosova po ashtu nuk do të jetë në balotazh. Burim Berisha atje ka marrë rreth 62 për qind.
LDK-ja do ta mbajë pa balotazh edhe Lipjanin, me Imri Ahmetin. Listës së komunave të cilat nuk shkojnë në balotazh i bashkohet edhe Leposaviqi, ku fiton kandidati i Listës Serbe.
Kjo parti do të fitojë pa balotazh edhe në Novobërdë me 52 për qind, sikurse bindshëm edhe në Shtërpcë, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë Veriore. Nuk do të ketë balotazh as në Mamush. Por në balotazh do të shkojë Kllokoti, mes Listës Serbe dhe Iniciativa Qytetare.
Istogu për herë të parë mund të shkojë në balotazh. Atje megjithatë prin LDK-ja, por do të jetë në balotazh me AAK-në.
Obiliqi që udhëhiqej nga AAK-ja do të jetë në balotazh. Kandidati i saj arrin me rreth 46 për qind, e në balotazh është kandidati i LDK-së me rreth 26 për qind.
AAK-ja do të jetë para në Rahovec, me Smajl Latifin 34 për qind ndërsa PDK-ja që me Idriz Behapi drejtonte komunën do të jetë në balotazh
Kamenica shkon në balotazh, e atje për herë parë Vetëvendosje është e para. Në balotazh do të jetë me LDK-në.
Në Shtime po ashtu do të ketë balotazh, në mes të kandidatit PDK-së
AAK e LDK do të ballafaqohen në Suharekë. Atje kandidati i të parë ka marrë 39 për qind, e kryetari aktual 33 për qind.
PDK-ja e VV-ja do të ballafaqohen në Vushtrri. Kandiati i PDK-së ka rreth 32 e ai i VV-së rreth 27 për qind.
do të jetë në balotazh në komunën e vetme që udhëheq, ku kandidati i saj Ragip Begaj ka marrë rreth 39 për qind. Në Malishevë në balotazh do ta ketë kandidatin e PDK-së që ka marr rreth 27 për qind./Mesazhi/