Ballina Jeta Shëndetësi Djersitja në gjumë te fëmijët, pse ndodh?

Djersitja në gjumë te fëmijët, pse ndodh?

Gjatë natës, foshnjat djersiten shumë më shumë sesa të rriturit. Kjo ndodh sepse djersa shkaktohet në fazën e gjumit të thellë dhe fëmijët kalojnë më shumë kohë në këtë fazë sesa të rriturit. Prandaj, fëmijët më të vegjël djersiten më shumë se më të rriturit, apo se prindërit dhe kjo është diçka normale.

Megjithatë, nëse djersitja është shumë më e madhe se zakonisht, ndoshta diçka nuk shkon. Ajo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të lindura të zemrës, infeksioneve të ndryshme apo problemeve të frymëmarrjes në gjumë.

Temperatura shumë e lartë e ambientit mund të bëhet shkak i sindromës së vdekjes së papritur foshnjore, prandaj temperatura e dhomës ku fle fëmija duhet të jetë mes kufijve 16-21 gradë celcius.

Ekziston gjithashtu rregulli se nëse ju keni vapë, atëherë me siguri edhe fëmija nuk ndihet rehat me temperaturën e dhomës.

Nëse temperatuara është në rregull, fëmija nuk është mbuluar më shumë se ç’duhet dhe përsëri ka shumë djerësë, është momenti të lajmëroni mjekun.

Exit mobile version