Ballina Kuriozitete Djali gjen familjen 40 vjet pas zhdukjes nga sistemi diktatorial

Djali gjen familjen 40 vjet pas zhdukjes nga sistemi diktatorial

Një burrë, prindërit e të cilit u rrëmbyen nga agjentët e shërbimit sekret argjentinas në vitin 1977, është ribashkuar me familjen e tij biologjike.

Javier Darroux Mijalchuk ishte vetëm katër muajsh kur babai i tij dhe nëna shtatzënë u zhdukën në Buenos Aires. Ai u adoptua më vonë nga një familje që nuk e njihte sfondin e tij.

Por pak vite më parë, ai filloi të dyshojë në identitetin e tij të vërtetë dhe kërkoi ndihmë nga organizata për të drejtat e njeriut, Grandmothers of the Plaza de Mayo.

Kjo organizatë ndjek gjurmët e fëmijëve të disidentëve të vrarë ose të zhdukur me forcë gjatë diktaturës ushtarake të Argjentinës, e cila zgjati nga viti 1976 deri në vitin 1983.

Exit mobile version