Djali i Assadit merr pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Hafez Assad, djali i madh i presidentit të Sirisë, Bashar Assad, ka marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Rio De Janiero të Brazilit, por është renditur pothuajse në fund, në vendin 528.Në këtë olimpiadë morën pjesë 615 garues, në mesin e tyre edhe atomisti kosovar, Shend Zhjeqi, i cili e fitoi medaljen e bronztë.

Hafez, i cili garoi në ekipin sirian që në përgjithësi përfundoi në vendin e 56, u fotografua me shokët e ekipit pranë flamurit sirian në ceremoninë përmbyllëse të garës 12-ditore.Siguria ka qenë e rreptë në hotelin ku u mbajt gara, për shkak të prezencës së 15-vjeçarit.

Në një intervistë në këtë ngjarje, Hafez ka komentuar rreth konfliktin në Siri.“Është luftë kundër popullit. Populli dhe qeveria janë të bashkuar kundër pushtuesve që po e marrin vendin tonë,” ka thënë ai./Mesazhi/